Komuna e Prizrenit sqaron prerjen drunjve

Komuna e Prizrenit përmes një komunikate ka sqaruar prerjen e dy drurëve në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Sipas komunës, drutë janë tharë dhe ka përfunduar cikli biologjik i tyre.

Po ashtu, komuna ka treguar se kompania e kontraktuar për krasitjen e drurëve do të bëjë zëvendësimin e drurëve të prerë me të rinj.

“Pas daljes në media të disa lajmeve lidhur me prerjen e drurëve në rrugën “Zahir Pajaziti”, Komuna e Prizrenit ndjehet e obliguar për të sqaruar këtë situatë. Në këtë rrugë janë prerë dy drurë, të cilët paraprakisht janë inspektuar nga Sektori i Mjedisit në Komunë dhe është konstatuar se trungu i drurët kanë qenë mbi 60% i tharë dhe cikli biologjik i tyre ka përfunduar. Prandaj prerja e tyre ka qenë e domosdoshme dhe kjo është bërë nëpërmjet kompanisë së kontraktuar nga Komuna për krasitje të drurëve. Kompania e kontraktuar drurët e tharë do t’i zëvendësojë me drurë të rinj”, thuhet në komunikatë.