Prizreni

Komuna e Prizrenit fillon aksionin për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prizrenit ka filluar aksionin vjeshtor për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme.

Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka njoftuar se nga data 1 deri më datën 7 nëntor do të realizojë aksionin vjeshtor të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetërsuara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

Ky aksion realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që shtëpitë private këto mbeturina t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave.

Mbeturinat e vëllimshme nuk duhet të hidhen në çdo kohë! Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit.

Komuna ka lutur qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë të lajmërohen në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit, në numrin e telefonit 038/200-44-750

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.