Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës Prezanton Projektin për të Rinj

Komuna e Prishtinës do të bëj prezantimin dhe njoftimin e të interesuarve për Projektin YCIP – Projekti Youth Career IT Pathway.

YCIP është i financuar nga grant projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti implementohet nga RIT A.U.K. TDI Prishtinë.

Këtë takim informues do të hapet nga nënkryetari i Komunës Selim Pacolli. Prezantues do të jenë edhe zyrtarët nga RIT A.U.K. TDI si implementues të Projektit.