Komuna e Kamenicës do t’i mbulojë shpenzimet e mbrëmjes së maturës për maturantët

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka marrë vendim që komuna t’ia mbuloj shpenzimet e mbrëmjes së maturës nxënësve të klasave të XII-ta.

Ky vendim është marrë pas një takimi që Rahimaj ka mbajtur bashkë me profesorë e përfaqësues të klasave të XII-ta të shkollave të mesme.

“Kryetari Rahimaj së bashku me profesorët janë dakorduar që kjo çështje të merret përsipër nga Komuna” – thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Tutje u tha se kryetari i ka uruar maturantët që suksesi i tyre të vazhdoj edhe në nivele të tjera të shkollimit.