Komuna e Gjilanit me 193 raste aktive me coronavirus

Komuna e Gjilanit gjithsej sipas statistikave ka të regjistruara 733 raste me coronavirus.

Nga kjo shifër sipas një njoftimi të komunës, 511 janë shëruar ndërsa 193 raste janë ende aktive.

53 nga të infektuarit janë hospitalizuar.

Komuna e Gjilanit ka treguar se numri i viktimave nga të gjithë të infektuarve është 29.

Këto të dhëna u bënë të ditura pas mbajtjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nënkryetari i kësaj komune ka apeluar qytetarët që të respektojmë masat për parandalim të COVID-19.

“Në takim u tha se të gjitha rastet që janë aktive janë në monitorim të plotë, deri u theksua që lajmi i mirë është që tash e një javë asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me COVID-19. Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin dhe t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve. Pasqyra e përballjes me COVID-19 në Gjilan, është kjo: 733 raste pozitive në total, 511 të shëruar, 193 raste aktive prej të cilëve 53 të hospitalizuar, 29 të vdekur dhe 35 mostra në pritje”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.