
Kompania e autobusëve nga Skenderaj ofron transport falas për ndihmat për Shqipëri
26.11.2019 - 22:40
Në shenjë solidariteti me të goditurit nga tërmeti, një agjenci turistike nga Skenderaj ka shprehur gatishmërinë që të bëjë transportin pa pagesë të ndihmave për në Shqipëri.
Njoftimi i agjencisë është bërë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për transport falas Kosovë – Shqipëri – Kosovë. Na kontaktoni 049-332-856 dhe 044-193-454”, thuhet në njoftimin e tyre.
Shumë qytetarë nga Kosova janë organizuar për të dërguar ndihma të ndryshme në Shqipëri.
Shqipëria është prekur nga tërmeti i fuqishëm nga i cili deri më tani janë shënuar 22 viktima.