Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. FOTO: KFOR/Twitter.
Komandanti i KFOR-it dhe ai i FSK-së diskutojnë për bashkëpunimin për operacionet e mbrojtjes civile
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Këtë e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se ata kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile.
“Ata diskutuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”-thuhet në njoftimin e KFOR-it.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, met LTG Jashari, KSF Commander. They discussed their cooperation & KFOR’s assistance to KSF for civil protection operations such as firefighting, explosive ordnance disposal (EOD), search & rescue (SAR) & response to hazardous materials (HAZMAT). pic.twitter.com/6gAqdgvve1
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 10, 2023