Kolonelja e PK-së, pjesëmarrësja e parë e kursit për lidership në Departamentin e Sigurisë në SHBA

Kolonelja e Policisë së Kosovës, Afërdita Mikullovci, që është drejtorëshë e Drejtorisë Eajonale Policore në Mitrovicë të Jugut ka marrë pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate të PK-së, kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill  deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin  27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel Mikullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale  (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonel Mikullovci ishte përzgjedhur  nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën”- thuhet në komunikatë.

Sipas njofitmit, kolonelja Mikullovci theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.