Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kollçaku qytetarëve të Deçanit: Ju nuk keni qenë vetëm, ju keni prapa qeverinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku gjatë seancës së Kuvendit ka përmendur rastin e dyshimtë për helmim të qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Kollçaku kishte porosi për qytetarët e Deçanit duke ju thënë se nuk kanë qenë e as nuk do të jenë vetëm.

“Ju nuk keni qenë vetëm ju ke prapa qeverinë dhe ekspertët e shëndetësisë dhe të tjerë që do të punojnë në të ardhmen që të parandalohen shpërthime të tilla epidemike apo çfarë do mundësie që dikush të ketë qasje në ujë të pijes”, tha Kollçaku.

Kollçaku tha se në këto raste pritet që qytetarët presin dorën e shtrirë të shtetit nga institucionet më të thirrura në krye me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Jo vetëm që Ministria e Shëndetësisë u koordinua me ministritë tjera dhe me institucionet e tjera relevante siç është Hidrodrini por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin e Kosovës”, tha ajo duke përmendur se janë ndarë edhe 150 mijë euro për sanimin e ujësjellësit.

Sipas saj dora e shtetit nuk janë ato vizita dhe shtrëngim duarsh ose fjalë ngushëlluese me ndonjë foto të shkrepur në vend të ngjarjes e aq më pak sipas saj dërgimi i dezinformatave në krijim të panikut – Link