Kollqaku: 6 tetori i vitit 2019 do të jetë ditë e shënuar

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku, në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se seanca e sotme është një ngjarje historike për Kosovën.

“Ajo çfarë ne si Vetëvendosje kishim për të thënë sot në pjesën më të madhe u tha në programin e kryeministrit, prandaj me këtë rast në një seancë me karakter solemn, unë do të ju adresohem me një fjalë përshëndetëse. Kjo seancë është një ngjarje historike në Kosovën e re sepse për herë të parë opozita ka fituar dhe ky është vullneti i qytetarëve. Sot do të votojmë qeverinë Kurti dhe koalicionin që aq shumë e pritën qytetarët tanë”, ka thënë Kollqaku.

Ai tutje ka thënë se porosia e qytetarëve të vendit po vihet në vend me mbajtjen e seancës së sotme.

“Porosia e qytetarëve sot po vihet në vend, 6 tetori i vitit 2019 do të jetë datë e shënuar në historinë e shtetit të Kosovës, sepse fitorja jonë është mundësia për të bërë ndryshimin që e kemi kërkuar dhe ky ndryshim do të bëhet duke votuar qeverinë e re”, ka thënë Kollqaku.

Kollqaku ka ftuar deputetët që të votojnë qeverinë Kurti në mënyrë që vendi të shkojë përpara.

Kurti prezanton programin qeverisës (VIDEO)