Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kollqaku: Arsyeja pse dështon zgjedhja e komisionerit për privatësi është bllokada në Kuvendin e Kosovës.

Në debatin ku u diskutua për punësimin në borde dhe pozita të larta drejtuese, temë diskutimi ishe edhe dështimi i votimit në përzgjedhjen e komisionerit të agjencisë për informim dhe privatësi.

 

Fatmire Kollqaku nga Lëvizja Vetëvendosje e cila edhe është kryetare e komisionit vlerësues për zgjedhjen e këtij komisioneri ka thënë se ky proces ka dështuar për shkak të bllokadës që i bëhet në kuvend.

“Defekti i gjithë këtij procesi është se te seanca vazhdon bllokada sepse në seancë fillojnë pazaret politike dhe barrikadimet për kandidatë përkundër faktit që nuk i intereson asnjë deputeti ta lexojë raportin e komisionit, as memorandumin e nënshkruar nga kryetarja e kuvendit”, ka thënë Kollqaku.

Tutje Kollqaku ka thënë se është shumë zhgënjyse që një proces i tillë me partnerin Britanikë në fund të dështojë.

Kollqaku ka thënë se arsye pse është shtyrë nënshkrimi i këtij memorandumi nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë qenë rrethanat e pandemisë ku për shkak të karantinës nuk kanë mundur të aplikojnë shumë njerëz.

“Është tepër zhgënjyese që në fund të konstatojmë se kjo dështoi, nëse marrim parasysh si ka filluar, ajo që kam pasur mundësi të bëjë si kryetare  është të presë nënshkrimin e memorandumit. Ne kemi pasur një takim me kryetaren e kuvendit për ta shtyrë këtë process për shkak të rrethanave, sepse edhe vet kam qenë shumë e interesuar për një proces transparent që partneri britanez do ti kontribuojë.

Arsye tjetër pse është shtyrë nënshkrimi i memorandumit ka qenë se kemi dashur që të kandidojnë sa më shumë njerëz, pasi shumë  kanë qenë në vetë-izolim si shkak i pandemisë. Por  ajo që më ka habitur është se nuk kanë konkurruar shumë njerëz kompetent që janë në Kosovë, dhe kjo e tregon edhe epilogun, ku njerëzit duke e ditur që filtri i fundit është ai partiak dekaurajohen të konkurojnë në këto konkurse,” ka shtuar tutje Kollqaku.

Kollqaku  gjithashtu ka theksuar se janë vërejtur lëshime qysh nga fillimi i këtij procesi ku sipas saj mund të kenë pasoja më vonë pasi si kriter është kërkuar vetëm përvoja menaxheriale.

Më 14 gusht, asnjë nga tre kandidatët për këtë post nuk ia doli t’i marrë 61 votat e kërkuara, hera e tretë në dy vjet që kuvendi dështoi në emërimin e një Komisioneri, dështim ky të cilin analistët ia atribuojnë interesave të ngushta politike. Ambasada britanike, e cila ka ndihmuar në procesin e rekrutimit, tha se ekspertët britanikë janë tërhequr.

Ligjvënësit kosovarë bëjnë lojë politike me të dhëna personale