Deputetja e VV-së raporton disa persona në polici për nxitje të përçarjes

Policia e Kosovës ka raportuar në raportin 24 orësh për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit.

KALLXO.com ka marrë vesh se rasti është hapur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 10:00, ku ankuesja ka raportuar se i janë publikuar të dhënat e saj personale dhe dokumente në mënyrë të paautorizuar nga një person.

Deputetja poashtu ka raportuar se një person tjetër, në vazhdimësi në rrjetin e tij sociale në facebook ka nxitur urrejtje ndaj saj.

Lidhur me këtë rast është informuar prokurori, por nuk raportohet për persona të arrestuar.