FOTO: Fahri Shala
Kolegu i policit të vrarë rrëfen për momentin kur u sulmuan
Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti sot i vrarë në orët e para të mëngjësit si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj organeve të rendit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Për sulmin ka shkruar, Fahri Shala koleg i policit të vrarë.
Shala ka shkruar në rrjetin social, facebook se ai ka qenë bashkë me policin e vrarë në momentin kritik.
“Sot në orët e para të mëngjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku”- ka shkruar Shala.
“Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm. Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve”- thuhet ndër të tjera në postimin e Shalës.
Pjesëtari i policisë, Fahri Shala ka thënë se besojnë në drejtësi dhe shpresojnë që përgjegjësit për vrasjen e policit të përballen me ligjin.
Kurti: Personat e uniformuar dhe të armatosur kanë edhe autoblinda
Vritet një pjesëtar i grupit të armatosur në veri të Kosovës