Lajm i Fundit, Coronavirus

Këto janë komunat e prekura nga rastet e reja sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 477 mostra të marra, janë konfirmuar 225 raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Institutit, rastet e reja janë nga : komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste.

Komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 201 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 5,190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,815.

225 raste të reja me COVID-19