Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këshilltari i Bislimit reagon në lidhje me mosprezencën e zv/kryeministrit në Komision

Klisman Kadiu, këshilltar për Media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar lidhur me mosprezencën e këtij të fundit në raportim para Komisionit për Integrim Evropian të premten në Kuvend.

Sipas tij, mbledhja e këtij komisioni nuk u mbajt pasi nuk pasi kuorum dhe jo pse Bislimi nuk ishte shkoi.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”- ka shkruar ai.

Tutje, ai theksoi se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

Derisa, deputetet e opozitës deklaruan se Bislimi nuk shkoi në raportim para komisionit si shkak i skandaleve të kësaj qeverie.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra vendosi në hapësirat e sallës së Komisionit, imazhe të zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi nga seanca e 13 korrikut e Kuvendit të Kosovës, ku pati përleshje fizike mes kabinetit qeveritar e deputetëve të opozitës.

Zv/kryeministri Bislimi nuk shkon në raportim para Komisionit, opozita: S’erdhi si shkak i marrëzive e skandaleve të qeverisë