Këshilli Prokurorial reagon ndaj deklaratave të Donika Gërvallës dhe veprimeve të Kolektivit Feminist

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ndaj veprimeve të OJQ-së Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Deklarimit e ministres janë konsideruar konspiracion, të pa qëndrueshme dhe joprofesionale në komunikatën e KPK-së.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion”-thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, KPK ka thënë se nuk i mirëkupton veprimet e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike”.

“Rrjedhimisht, KPK-ja, thekson se kjo nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare, por pasqyron në vetvete një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike”-thuhet në komunikatë.

Kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Munishi dhe prokurorit Ruhan Salihu