Ministrja Gërvalla pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (MSC) që do mbahet në Mynih të Gjermanisë nga 16.02.2024 deri më 18.02.2024.

Kjo konferencë ndër më të mëdhatë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, do të mbahet për tri ditë radhazi.

MPJD-ja ka njoftuar që Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Europës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave.

Sipas Ministrisë, pjesëmarrja në këtë konferëncë është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut është forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë. 

Gjatë konferencës kryesore të MSC në shkurt, mbledhen më shumë se 450 vendimmarrës të profilit të lartë dhe të lartë, si dhe liderë të mendimit nga e gjithë bota, duke përfshirë krerët e shteteve, ministra, personalitete udhëheqëse të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, të lartë. – rangimi i përfaqësuesve të industrisë, medias, akademisë dhe shoqërisë civile, për t’u përfshirë në një debat intensiv. 

MSC beson në nevojën për një debat publik të informuar dhe të qëndrueshëm mbi politikën e sigurisë të përcaktuar gjerësisht dhe kështu synon të përfshijë publikun e gjerë në debatet e tij.

Konferenca e Mynihit mbahet që nga viti 1963.