Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Kërkohet paraburgim për drejtorin e arrestuar të komunës së Fushë Kosovës

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e shërbimeve publike të komunës së Fushë Kosovës, M. B.

I njëjti po dyshohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Sipas një njoftimit që ka lëshuar prokuroria themelore më 6 nëntor M. B. ishte ndaluar për 48 orë.

I njëjti në cilësinë e drejtorit të shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.