Foto-ilustrim

Kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Pejës

Prokuroria e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj personit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës të shtunën e 16 shtatorit.

Si pasojë, në këtë aksident mbetën të vdekur dy këmbësorë dhe një person u lëndua.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka konfirmuar për KALLXO.com se kjo Prokurori ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Është bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dy vepra penale: Rrezikim i trafikut publik dhe mosdhënia e ndihmës në aksident trafiku”-ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

Dy persona kanë vdekur e një është lënduar kur janë goditur nga një veturë mbrëmë në Ozdrim të Pejës.

Vdekja e dy këmbësorëve në Pejë, një person po intervistohet si i dyshuar