Ministri Faton Peci dhe mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, 13 tetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Kërcënohet ministri Faton Peci, i ofrohet mbrojtja e afërt - FOTO

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë një kërcënim.

KALLXO.com merr vesh nga burime brenda Ministrisë, së kërcënimi ka ndodhur para dy ditësh.

Për shkak të kërcënimit, Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje të afërt ministrit Peci që nga dje, mëson tutje KALLXO.com.

KALLXO.com po qëndron afër Ministrisë së Bujqësisë. Ministri është parë në një veturë të Policisë.

Sipas burimeve, kërcënimet ndaj ministrit vijnë në lidhje me trajtimin e tij, të disa pronave bujqësore të cilat janë tjetërsuar ose janë uzurpuar.

KALLXO.com është duke provuar të marrë më shumë detaje zyrtare në lidhje me rastin.

Ministri Faton Peci dhe mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, 13 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com
Ministri Faton Peci dhe mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, 13 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com
Ministri Faton Peci dhe mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, 13 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com