Këmbësori goditet nga një veturë në Vushtrri

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Vushtrri.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Shemsi Istrefi” dhe se këmbësori i lënduar ka kërkuar tretman mjekësor.