KEDS-it ia vjedhin kabllot dhe i dëmtojnë 24 klima në Gjakovë

Njëzetekatër ngrohëse (klima) të dëmtuara dhe disa kabllo me vlera të larta financiare të vjedhura, është bilanci i një plaçkitjeje që ka ndodhur në Gjakovë, njofton Policia e Kosovës. Rasti, i cilësuar si vjedhje e rëndë, është raportuar në Polici nga një qytetar ankues, i cili ka thënë se në një objekt të KEDS-it, persona të panjohur kanë vjedhur kabllo me vlera të mëdha.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet së këta persona të panjohur, kanë dëmtuar edhe 24 klima në këtë objekt. Policia nuk raporton që për aktin të ketë të arrestuar apo edhe të dyshuar.