COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Katër persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 1 mijë e 386 testimeve, asnjë person nuk ka vdekur me COVID-19 si dhe pesë persona janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 170 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në nivel vendi janë infektuar 107 mijë e 743 qytetarë, 2 mijë e 258 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 315 janë shëruar.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se gjatë 24 orë janë dhënë 1 mijë  e 365 doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160 mijë e 410 doza të vaksinës, përderisa 32 mijë e 975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.