Katër kandidatë do të intervistohen për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave e ka shqyrtuar sot listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të këtij Bordit.

Kryetari i këtij Komisioni, Fitim Uka ka deklaruar se për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë. Tre kandidatë nga komuniteti shqiptar, ndërsa një nga komunitetet jo shumicë.

Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe që i kanë plotësuar kriteret për të kaluar në fazën e intervistimit janë:

Shefki Berisha, jurist i diplomuar;

Sadat Lekiqi, jurist i diplomuar;

Teki Shehu, jurist i diplomuar;

Ivica Ivanoviq, jurist i diplomuar.

Komisioni Ad hoc do të bëjë propozimin e dy kandidatëve të cilët do t’i dërgohen Kuvendit për votim e më pas njëri nga ta do të përzgjidhet për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

Kohëzgjatja e intervistimit të kandidatëve do të jetë 20 minuta.

Fushat në të cilat do të vlerësohen kandidatët janë: arsimi, përvoja dhe aftësimet tjera profesionale, njohurit për vendin e punës, vizioni i kandidatit për institucionin dhe integriteti.