Paqartësi dhe mosdakordim në Komisionin për përzgjedhjen e bordit të RTK-së

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve shqiptarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës nuk ka mundur që të vendos për nisjen e intervistimit të kandidatëve, si shkak i mos dakordimit të deputetëve, anëtar të këtij komisioni.

Armend Muja deputet i LVV-së tha se jo të gjitha ditët mund të shfrytëzohen për intervistim të kandidatëve pasi që kanë angazhime të tjera në Kuvend.

Muja propozoj që intervistimi të bëhet në ditë të caktuara dhe në një orar që ata do të dakordohen në mes vete.

Armend Zemaj nga LDK tha se në përvojën e tij nuk ka ndodhur që intervistimi të bëhet në mënyrë parciale.

Ndërkaq, Doarsa Kica Xhelili kërkoj që angazhimet e deputetëve të shtyhen për mbajtjen e mbledhjeve të komisioni ad-hoc në mënyrë të rregullt.

“T’i shtyjmë angazhimet tjera sepse emërimi i bordit është primar”, tha ajo.

Kryetari i komisionit për ad-hoc, Armend Zemaj tha se 10 persona janë eliminuar nga gara pasi që kanë qenë pensionistë; 2 kanë aplikuar si komunitet jo shumicë; një person nuk ka paraqitur dëshmi të nënshtetësisë së Kosovës dhe tre kanë qenë në kundërshtim me nen 27 paragrafi 1.3 të Ligjit për RTK-në.

Fitim Uka, deputet i LVV-së tha se ende nuk është e ka të qartë mënyrën e intervistimit të kandidatëve dhe pyetjet që do t’u bëhen atyre.

“Nuk e di unë qysh ju po doni me i thirrë kandidatët për intervisitim kur nuk e dina se në çfarë mënyre do të intervistohen ata”, tha ai.

Në fund të mbledhjes deputetët u dakorduan që të mblidhen në zyre dhe të vendosin për ditën që do të nis intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së.