Kaplohet nga zjarri spitali për COVID në Tetovë, raportohet për viktima

Shpërthen zjarr në spitalin e Tetovës, dyshohet për viktima

Para pak minutave ka ndodhur një shpërthim në spitalin ku po trajtohen të infektuarit me COVID-19 Tetovë, ka raportuar Alsat-M.

Dyshohet se objekti i spitalit është kapluar nga zjarri.

Sipas këtij mediumi, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë.

Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim në spitalin modular.

Portalb.mk sjell pamje LIVE nga vendi i tragjedisë.