Kaplohet nga zjarri një banesë në Vushtrri - FOTO
04.12.2020 - 13:08
Një pjesë e një objekti banesor është kapluar nga zjarri në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në rrugën “Wesley Clark”.
Rasti ka ndodhur rreth një orë më parë.
Zjarrfikësit kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe po qëndrojnë ende në vendin e ngjarjes.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes. Një banesë është kapluar nga zjarri dhe ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat”, tha shkurt Zahiti.
Këto janë pamjet që kanë arritur në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

