Ilustrim, Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kapet duke marr thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Të enjten rreth orës 16:50, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq pasi ishte kapur duke mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Sipas policisë, automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si ‘Vjedhje’.