Cocaine Hydrochloride Powdered

Kapen qese të vogla të kokainës në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike të llojit kokainë..

I dyshuari fillimisht ishte arrestuar nga Policia e Kosovës ku i ishin gjetur 0.8 gram drogë të llojit kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur disa qese të tjera me kokainë, me peshën totale 27.3 gram.

“Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon” – thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale” –  thuhet tutje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.