Foto: Ilustrim
Kanosje me thikë e armë për një pronë në Vushtrri
08.8.2021 - 13:46
Një mosmarrëveshje për një pronë në Vushtrri përfundoi me arrestimin e tre personave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme tre personat e dyshuar nga fshati Pasomë dyshohet se kanë kërcënuar me thikë një person.
Përveç kanosjes me thikë, Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit i kishte ekspozuar edhe një armë viktimës.
Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga njëri prej të dyshuarve ka konfiskuar një thikë ndërsa në veturën e të njëjtëve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.