Ilustrim

Kanoset një grua nga bashkëshorti i saj - kishte urdhër mbrojtës nga gjykata

Një grua në Prishtinë u kanos të martën në vendin e saj të punës dhe në rrugë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Viktima u kanos nga bashkëshorti i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

I dyshuari siç njofton Policia është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky rast është cilësuar si “shkelje e urdhrit mbrojtës”.