Kanosë policët pas arrestimit, i dyshuari kishte urdhërarrest nga gjykata

Një person është arrestuar në Lipjan pasi për të kishte një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata.

I njëjti, sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit kishte kanosur policët.

Në njoftim është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:50.

Për veprën penale “kanosje”, Policia ka treguar se i dyshuari është lëshuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, lidhur me urdhër arrest që kishte i dyshuari thuhet se ky i fundit ka paguar dënimin me të holla dhe është liruar.