Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryetar komune thotë se do ta urbanizojë tërë Dragashin

Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Xhevxhet Tahiri nga radhët e Ballit Kombëtar ka thënë se do të urbanizojë komunën nëse vjen në pushtet.

“Në komunën tonë nuk ka asnjë ndërtim ilegal sepse komuna jonë nuk është e urbanizuar. Nëse ne do të vijmë, të gjithë komunën do ta bëjmë. Nëse vij unë në pushtet, të gjitha bjeshkët prej Zaplluxhës e deri në Restelicë do të bëjmë një ekip për ta urbanizuar të gjithë atë territor. Në përpikëri duhet bërë kjo”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Dragashit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Dragashit: Agron Gashi nga AAK; Bexhet Xheladini nga LDK; Kaltrina Salihu nga LVV; Shaban Shabani nga PDK dhe Xhevdet Tahiri nga BKK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Dragashit: Afrore Vjeseli nga LVV; Dijamina Lutfiu nga PDK dhe Afrore Vjeseli LVV dhe Xhylferie Bahtijari Beqiri nga LDK.