Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatët për Gjakovë tregojnë se për çka do të mbahen në mend pas 4 vjetësh

Kandidatët për kryetar të Gjakovën në balotazhin e 14 nëntorit kanë treguar se pse do t’i mbajnë në mend qytetarët e Gjakovës nëse arrijnë të fitojnë.

Mimoza Kusari- Lila nga VV ka thënë se do të mbahet në mend për unazën e qytetit e për një Gjakovë të hapur sikurse vendet tjera të Evropës.

“Ka me u mbajt në mend për unazën e Gjakovës, për hyrje daljet e qytetit, për parqet industriale, për rrugët për biçikletat, për Gjakovën qytet të mjedisit dhe aktiviteteve të sportive, për një vend turistik, lidhjen e Gjakovës me malësinë e Gjakovës e për një qytet të hapur evropian”, ka thënë Kusari- Lila

Ndërkaq Ardian Gjini ka thënë se do ta mbajnë në end shumë gjatë për shkak të punëve që i ka bërë në këtë mandat qeverisës.

“Për qarkoren e cila është para përfundimit e që kjo po don me bë. Kanë me më mbajt mend si njërin që e ka çu në këmbë Gjakovën edhe e ka shndërruar në komunën më të zhvilluar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë e kanë me më mbajt në mend shumë gjatë”, ka thënë Gjini.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjakovës diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në #DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Gjakovë: Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mimoza Kusari – Lila nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së  për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini në raunadin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 18 mijë e  973 vota apo 45.76 për qind. Kurse kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari – Lila ka siguruar 15 mijë e 426 vota apo  37.20 për qind.

Debati po transmetohet në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.