Kancelari gjerman: Angazhohem me këmbëngulje që Kosovës t'i liberalizohen vizat

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka deklaruar se duhet bërë përparim i mëtutjeshëm në liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në këtë aspekt, Scholz tha se do të angazhohet me këmbëngulje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën, qeveria federale e ka theksuar këtë si objektivë në marrëveshjen e koalicionit për këtë unë angazhohem me këmbëngulje me Bashkimin Evropian në biseda me partnerët”, ka thënë kancelari gjerman.

Ndërkaq, kryeministri Kurti deklaroi se në këtë takim ka kërkuar nga Gjermania që ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovë

“Në korrik bëhen 4 vite prej se komisioni evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave dhe ka konstatuar se Kosova I plotësuar kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe është koha që Bashkimi Evropian ta bëjë të njëjtën”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka mbajtur takim të mbyllur me kancelarin gjerman Scholz.

Pas konferencës që është duke vazhduar, kancelari gjerman Scholz do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në mbrëmje është paralajmëruar edhe një takim i përbashkët mes kryeministrit Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Sot në Berlin, do të mbahet takimi i tretë Kurti-Vuçiq