Takimi Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Sot në Berlin, do të mbahet takimi i tretë Kurti-Vuçiq

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz është nikoqir i dy liderëve nga Ballkani Perëndimor, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimet do të jenë të ndara ndërsa ndër temat që do të diskutohen do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Pas takimeve me kancelarin Scholz, Kurti e Vuçiq do ta takohen së bashku me ndërmjetësimin e të dërguar special të BE-së, Mirsolav Lajçak.

Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00.

Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë.

Ky pritet të jetë takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiq.

Qeveria e Kosovës konfirmon takimin Kurti-Vuçiq me 4 maj në Berlin