Kampionia botërore e bodybuildingut anëtarësohet në PDK

Kampionia botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa nga sot është anëtare një partie.

Ajo i është bashkuar partisë së ish-kryeparlamentarit, Kadri Veselit.

Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se PDK është njëPDsoj si Geta, “si kanë problem peshat e rënda”.

“Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së. Geta dhe PDK s’i kanë problem peshat e rënda”, ka shkruar Veseli.

Aderimi i Beqës ka ardhur në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralmentare që do të mbahen me 6 tetor.

Deri te zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe vet-shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.