Bimë narkotike | Foto: Policia e Kosovës

Kamenicasi dhe shtetasi i Shqipërisë arrestohen për mbjellje të bimëve narkotike

Dy persona janë arrestuar dje nga policia në Kamenicë, pasi që ata dyshohet se në një parcelë toke kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, të dyshuarit janë një nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria dhe ata kishin mbjellur 540 bimë të dyshuara, nga 20 deri në 50 cm.

Policia thotë se nga këto bimë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedure janë asgjësuar me anë të procesit të djegies.

Policia shton se pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në ora 10:00.