Kaçanik, ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt

Grupi i grave asambliste të Komunës së Kaçanikut ka ndezur sonte qirinj në nderim të Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe anëtare nga ekzekutivi komunal dhe qytetarë të tjerë.

Sipas njoftimit, ky aktivitet u organizua në shenjë solidarizimi me familjen Ademaj dhe qytetarët e vendit.

Në Prishtinë, ndërkaq, sonte është zhvilluar një protestë, e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Drejtësi për Liridonën”, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, “Vrasësit e grave në burg”, “Për gratë çdo ditë është Luftë”, ishin disa nga pankartat që protestuesit po mbanin në duar.

Protesta u zhvillua pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Tre të dyshuar për vrasjen e saj tashmë janë arrestuar. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.