Fjalimi i Biden-it | Foto: Atdhe Mulla

Joe Biden: Nuk e kam në plan të flas me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim mbi situatën në Ukrainë pas sulmit nga Rusia.

Biden dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak këtë të enjte.

I pyetur nga gazetarët se a planifikon të zhvillojë një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ai u përgjigj se ‘nuk e kam në plan’ një gjë të tillë.

“Tashmë është një konflikt më i madh pasi që janë të përfshira edhe shtetet e NATO-s si cenim ndaj sigurisë së tyre. Dhe nuk kam plan të flas me Vladimir Putinin”, tha ai.

“Askush nuk ka pritur që sanksionet do ta ndalnin por duhet kohë dhe duhet të tregohemi të vendosur, ky është qëllimi ynë. Ai do të testojë sanksionet tona për të parë nëse ne jemi të bashkuar”, theksoi presidenti Biden.