Presidenti i SHBA-së, Joe Biden - Foto: White House

Joe Biden deklaron rikandidimin për një mandat tjetër si president i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar se do të rikandidojë për rizgjedhjen si president në fushatën e vitit 2024, me zëvendëspresidenten Kamala Harris, raporton BBC.

Biden tashmë 80 vjeç dhe presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, ka sinjalizuar prej kohësh se do të kandidonte për një mandat tjetër katërvjeçar.

Në një video lidhur me përpjekjet e tij për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi se zgjedhjet e ardhshme janë ‘luftë për demokracinë dhe lirinë personale’.

Ish presidenti republikan Donald Trump tashmë e ka bërë të ditur se do jetë pjesë e garës, që do të thotë se dyshja do përballen në këtë garë në nëntor të vitit të ardhshëm.