Foto: Atdhe Mulla

Jeta në Qendrën e Numërimit

Në realitet, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është bërë si lokacion ku menaxhohet aspekti teknik i përgatitjes së procesit zgjedhor deri në fazën finale- kompletimin e rezultateve finale dhe shpallja e tyre.

Por në Kosovë, kjo qendër, e vendosur diku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, bëhet qendër e vëmendjes saherë që vendi mban zgjedhje.

Ditët dhe javët e para pas zgjedhjeve, kjo qendër nuk njeh gjumë. Aty komisionerët e partive politike dhe zyrtarët e punësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qëndrojnë me orë të tëra për t’i pranuar dhe trajtuar kutitë e votimit që vijnë nga mbarë Kosovë dhe jashtë saj.

Edhe periudha e pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit nuk ka bërë përjashtim nga tradita e krijuar.

Që nga momenti i parë i ardhjes së kutive të votimit, aty ka filluar harmonizimi i rezultateve dhe, aty ku është vendosur, edhe rihapja e kutive.

Në dy raste të ndara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërim të fletëvotimeve në mbi 800 kuti votimi, që përbëjnë 33% të sasisë së përgjithshme të tyre në mbarë Kosovën.

Përgatitjet teknike për xhirimin e emisionit ‘jeta në Kosovë në qendrën e Numerimit dhe Rezultateve. Foto: Atdhe Mulla

Rezultatet e dala gjatë rinumërimit kanë treguar shpërputhje të mëdha me ato që janë shënuar nga komisionerët kur kanë bërë numërimin e parë, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të dielën e 6 tetorit në mbrëmje.

Emisioni “Jeta në Kosovë” ka shkuar këtë javë në këtë qendër për ta realizuar edicionin e kësaj të enjte.

Moderatorja Jeta Xharra, për këtë emision ka ftuar kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka; kryesuesin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Gyltene Sylejmani; koordinatoren nacionale të Prokurorisë së Shtetit për zgjedhjet, Laura Pula dhe përfaqësuesin e koalicionit vendor të vëzhguesve të zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, Florent Spahija.

Foto: Atdhe Mulla

Një studio e improvizuar me kuti votimi që shërbejnë si tavolinë për moderatoren dhe mysafirët ka prodhuar një debat interesant rreth ecurisë paszgjedhore. Debati do të transmetohet sonte në RTK dhe në Facebook të KALLXO.com në orën 20:20.

Foto: Atdhe Mulla

Edhe kësaj here, një aspekt tepër teknik i menaxhimit të procesit paszgjedhor ka marrë karakter politik dhe organet menaxhuese të zgjedhjeve janë vënë nën presion politik.

Foto: Atdhe Mulla

Janë mbi 4 mijë fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora të cilat nuk janë pranuar për t’u numëruar nga KQZ me arsyetimin se ato kanë ardhur me vonesë. KQZ nuk i ka dëgjuar arsyetimet se fletëvotimet të cilat ishin nisur brenda afatit ligjor drejt Kosovës, janë vonuar jo për fajin e atyre që kanë shpenzuar kohë dhe para për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Duket se fletëvotimet janë vonuar të vijnë në Kosovë për shkak të problemeve që një kompani ajrore e huaj kishte pasur atyre ditëve me linjat e veta fluturuese.

Përgatitjet teknike për xhirimin e emisionit ‘jeta në Kosovë në qendrën e Numerimit dhe Rezultateve. Foto: Atdhe Mulla

Nga ana tjetër, politike është bërë edhe rasti i mbi 3 mijë fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Kur u hapën në Prishtinë, të dielën e kaluar, 12 zyrtarë të KQZ-së u desh të kërkonin ndihmë mjekësore për shkak të dyshimeve për një alergji të ngritur nga hapja e atyre kutive dhe zarfeve.

Foto: Atdhe Mulla

Përderisa ato fletëvotime, që në shumicë dërmuese i përkasin Listës Serbe, tashmë janë numëruar, partitë shqiptare kanë ngritur shqetësime për rregullsinë e tyre.