Jep dorëheqje edhe një drejtor në Telekom

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje.

Abazi në një përgjigje për KALXO.com ka thënë se është larguar nga kjo pozitë për arsye personale.

“Prej sot kam dhanë dorëheqje prej Telekomit për arsye personale. Jam larguar vetë”, ka thënë Abazi.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com ka raportuar për dorëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit të Telekomit, Zeqir Kiqina.

Përveç, Kiqinës, dorëheqje ka dhënë edhe Ushtruesi i Detyrës së zyrtarit kryesor financiar të Thesarit, Agim Matoshi.

Bordi i Telekomit ka vendosur ta emëroj Ushtruese të Detyrës së kryshefit të Telekomit Burbuqe Hanën ndërsa Feim Kelmendin U.D. të zyrtarit kryesor financiar dhe Thesarit në këtë ndërmarrje publike.

Jep dorëheqje u.d. i Kryeshefit të Telekomit, emërohet Burbuqe Hana