Izrael, ilustrim; Pixabay

Izraeli pas hapësirës ajrore, mbyll edhe shkollat, universitet dhe kampet

Zyrtarët izraelitë po u thonë banorëve që të mos panikohen dhe të kenë kujdes pasi Irani lëshon dhjetëra dronë drejt Izraelit, raporton CNN.

Shkollat, universitetet dhe kampet janë mbyllur në Izrael dhe ka një ndalim për tubimet e më shumë se 1,000 njerëzve.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë më herët të shtunën, aktivitetet arsimore në Izrael do të pezulloheshin dhe do të kishte tubime të kufizuara mes frikës së një sulmi nga Irani.

Hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet, ka thënë ministria e transportit

Izraeli do të mbyllë hapësirën e tij ajrore duke filluar nga ora 12:30 me orën lokale, tha ministria e transportit e Izraelit.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj