Istog, pret drunj pa dokumente, ndalet nga policia

Në ‘Bjeshkën e Radushës’ në Istog është raportuar për prerje të drunjëve teknikë pa dokumente.

Në raportin policor thuhet se njësitë patrulluese kanë hasur në personin dyshuar ku më pas autoriteti pyjor (APK) e ka konstatuar se i dyshuari ka vjedhur drunjë ilegalisht.

Tutje në raport thuhet se rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.