Foto: Ilustrim

Arrestohen dy burra e një grua në rajonin e Pejës për vjedhje të pyllit

Në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar në rajonin e Pejës, për vjedhje të pyllit.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në rastin e parë, janë arrestuar një burrë dhe një grua të cilët janë hasur në pyll duke prerë dru në pronë shoqërore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite policore dhe zyrtari i pylltarisë, ku kanë gjetur të prera një sasi të masës drunore e cila është sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë.

Pas intervsitmit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në Istog, ku një qytetar përmes telefonit ka raportuar në polici se një person është duke prerë dru në pyllin e tij.

Në vendin e ngjarjes nga njësia patrulluese është arrestuar i dyshuari i cili kishte prerë gjashtë drunjë për djegie.

Drunjtë janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit , ndërsa i dyshuari për këtë rast pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.