Ilustrim Foto: PK

Policia ia kapi 4 metra dru në kamion, i kishte pa leje

Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit në Grykë të Rugovës ka ndaluar një automjet kombi që drejtohej nga një person i cili gjatë kontrollit dyshohet se kishte ngarkuar një sasi të drunjve pa leje përkatëse.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për 4 metra kub drunj.

Me vendim të prokurorit, kombi me dru i janë sekuestruar dhe dërguar në APK-së në Pejë.

Ndërsa i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.