Foto-ilustrim

Arrestohet ferizajasi për vjedhje të pyllit

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të pyllit.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar nga njësiti policor pasi ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme.