Foto-ilustrim

Vodhën drunjë në pyll, ndalohen dy persona në Istog

Janë ndaluar dy persona nga Policia e Kosovës në fshatin Shushicë të komunës së Istogut, përderisa të njëjtit transportonin me kamionin e tyre drunjë bredhi, pa dokumente përkatëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët e APK-së kanë bërë konfiskimin e kamionit me drunjë, ndërsa dy të dyshuarit pas intersvistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 06:50.