Intervistë me Krenare Sogojeva-Dërmakun - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me Krenare Sogojeva – Dërmakun, komisioneren e sapozgjedhur të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Sogojeva-Dërmaku tregon për këmbngulësinë e saj për të mos u dorëzuar gjatë këtij procesi që zgjati plot 2 vjet e gjysmë.

Kush është Krenare Sogojeva-Dërmaku?

Cilat janë lidhjet e saj me politikën?

Ku ka punuar ajo me herët dhe si arriti që dy herë të vlerësohet e para në garë te britanikët, deri sa për të tretën herë u votua edhe nga Kuvendi?

Si do të arrijë ajo që në njërën anë të mbrojë të dhënat personale të qytetarëve e në anën tjetër t’u ofrojë qasje qytetarëve në dokumentet publike?

Agjencia për Informim dhe Privatësi për katër vite ka mbetur jofunksionale dhe pa komisioner.

Pazaret politike dhe përplasjet në Kuvend kanë bërë që Agjencia për një kohë të gjatë të mbetet pa komisioner, për shkak se Ligji e parasheh që funksionalizimi i Agjencisë të nisë pasi të emërohet komisioneri.

BIRN Kosova ka monitoruar procesin e zgjedhjes së komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2 vjet e gjysmë sa ka zgjatur ky proces.